Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti socialist tregon talentin në pikturë, realizon portretet e Ramës dhe Berishës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka treguar se gëzon talent në pikturë që ia vlen të merret në konsideratë. Ai publikon shpesh në rrjetet sociale pikturat që realizon, përfshirë portretet e personazheve të njohura.

Ndocaj ka realizuar edhe portretet e Edi Ramës e të Sali Berishës, të cilët i ka shfaqur në momente humori krejtësisht të ndryshme.  Berisha paraqitet serioz në pikturën e Ndocajt, ndërsa Rama i qeshur.

Ish-deputeti nuk ka dhënë detaje nëse dikush ka shfaqur interes për të blerë dy portretet.

Të fundit