Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti Spahia në spitalin ‘Nënë Tereza’: Këtu janë 13 protestues të plagosur

Ish-deputeti Spahia në spitalin ‘Nënë Tereza’:

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka vizituar sot në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.

Edhe pse policia nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për numrin e të plagosurve apo të lënduarve, Spahia saktëson se janë 13 protestues që po marrin ndihmë në spital.

“Ndërsa se si sillet policia në protestë, e dëshmon koka e carë e këtij të riu nga shkopi i gomës dhe që fatmirësisht u dërgua menjëherë në spital. Për të gjithe ata që qajnë ende për kërpudhën, apo që guxojnë të quajnë dhunë djegien e gomave, këta janë njerëz, me figurë e me zë! Qeveria e krimit nuk po kursen qytetarët e vet, protestues apo në punë të vet! Turp e faqe e zezë kush flet për dhunë nga ana e protestuesve, e mbron një qeveri që po helmon qytetarët e vet, vetëm pse nuk e pranojnë më vjedhjen e votes, korrupsionin, krimin e arrogancën e kësaj qeverie!”, shkruan Spahia në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=HEFFt-Bmwdk

Të fundit