Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë vajzën e saj

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të dytë,

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë ditën e sotme në jetë një vogëlushe dhe lajmin e ka bërë me dije mikesha e saj, Nora Malaj.

Në foton me Klajda Gjoshën, Nora ka bërë urimin e veçantë për të, ku shkruan:

“Një urim për ty e mira Klajda!

Muaji Gusht nisi mbare! Uroj që pēr ju të gjithë të jetë i tillë! Mikja ime e mirë , Klajda , sot u bë nënë për herë të dytë. Po kësaj here, ndryshe nga hera e parë, solli në jetë një vogëlushe të bukur, të cilës i uroj që jeta ta mirëpres e ta dojë, t’i ofroj pafund dashurinë e përkujdesin e prindërve , mami Klajdes e babi Ardianit, vemendjen dhe dashurinë e vëllait Luis , që po e priste me shumë gëzim dhe kuriozitet, dashurinë e nënave dhe të gjysherve , mirësinë e tezes dhe të xhaxhallarëve . Qofsh e lumtur vogëlushja ime ! Nuk ka bekim më të madh sesa mëmësia . Sot , Klajdës ju kompletua familja. Dashuria e prindërve për fëmijët dhe respekti i fëmijëve për prindërit kur rriten janë kapitali më i cmuar për njerëzimin.”

Të fundit