Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja demokrate kritikon ashpër veshjen e politikaneve: Janë marioneta, s’kanë lidhje me politikën!

Veshja e deputeteve femra në parlament ka ngjallur reagimin e ish deputetes demokrate Lalja Përnaska. Përnaska gjate emisionit “Top Show”,  mbrëmë ka bërë një deklaratë shumë të fortë.

“Shumica e deputeteve në parlamentin shqiptar bëjnë parada me veshje, janë Barbie Doll dhe kanë ngatërruar institucion…”- shprehet ajo, teksa komenton edhe një status të saj më 20 tetor të 2016-s për politikanet.

 “Po po, të gjitha këto ligjet që kanë sjellë këto femrat në Parlament jamë unë një ndër kryesoret. Realiteti bie fatkeqësisht ndesh me atë që kam perceptuar dhe çfare janë parimet e mia, se ju e shihni shumë kollaj jetën e klasës politike dhe situata është vërtet e tillë që mbart brenda vetes elementë skandali, s’mund ta perceptoj rolin e politikanes…e keni qartazi të kapshme e të identifikueshme se kush janë, edhe te parlamenti i ri janë dhe fakti është që një kontigjent i rëndësishëm i femrave që janë futur sot në parlament nuk kanë lidhje fare as me politikën as me institucionin ku ata janë bërë pjesë. Me profesionin e politkanes s’kanë lidhje fare, janë thjesht marioneta ose baby dolls. Te ne nuk është kuptuar qartazi profesioni as i politikanes as i politikbërëses”, u shpreh më tej ish deputetja demokrate.

 

Të fundit