Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PD kushërirë me Arta Markun: Kryeprokurorja është shantazhuar se ka proceduar policinë

Ish deputetja e PD, Albina Deda është një nga protestueset e proceduar penalisht nga policia për protestën e së enjtes në rrethrrotullimin e Milotit.

E njohur për lidhjet familjare me kryeprokuroren Arta Marku, ish-deputetja sqaron se kjo e fundit nuk asnjë gisht në këto procedime, duke akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj.

Në një intervistë për Panorama, Deda u shpreh se: “I qëndroj pikë për pikë çdo lloj konsiderate pozitive që kam shprehur për Markun, që kur mbaj mend, ky institucion nuk ka patur një drejtues me rigoroz të cilësuar profesional e njerëzor. Kompetencat e prokurorit janë të ndryshme nga ato që u përfolën”.

Deda vlerëson punën e bërë nga Marku, dhe thekson se ndaj saj po përdoren të gjitha mënyrat për ta denigruar dhe për të mos e lënë të realizojë detyrat që i jep ligji.

“U informova nga mediat se jam proceduar penalisht pasi mora pjesë në protestën e së enjtes. Do isha e lumtur të ndërroja edhe qelinë me harrexhinjtë kurajozë të Kukësit”, u shpreh Deda.

Po ashtu, ish-deputetja e cilëson të paligjshëm vendimin për arrestimet në rrugën e kombit të kryera me urdhër të prokurorisë në orën 03.00 të mëngjesit.

“I quajt arrestime të paligjshme. Duhet arrestuar Edi Rama dhe oligarkët e tij. Kjo është tendencioze dhe shantazh i hapur nga Arta Markut. Është poshtërsi që si në rastin e Lezhës ku u arrestua kreu i PS dhe i Qarkut, socialisti Ndoka, po ashtu edhe në protestën e Kalimashit ku është regjistruar procedim penal për policinë e shtetit dhe nuk përmenden fare. Ajo ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte kthyer në ortak të krimit. Mos u habisni se krimi e përdor politikën, por po afron dita e të vërtetës”, thotë Deda.

Kujtojmë se Arta Marku dhe Albina Deda kanë lidhje fisnore me njëra-tjetrën. Bashkëshorti i Dedës është djali i xhaxhait të mamasë së Markut.

Të fundit