Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PD-së, në muajin e shtatë të shtatzënisë del në protestë: Nuk mund të rrija

Edhe pse në muajin e shtatë të shtatzënisë, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është bashkuar protestës opozitare.

Mes qindra qytetarëve në shesh, Jorida Tabaku ka thënë për Report TV se nuk mund të rrinte pa dalë në protestë, në këtë atmosferë të jashtëzakonshme.

“Sot ka dalë e gjithë Shqipëria. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Është një mundësi që ndodh njëherë në jetë dhe nuk mund ta humbja. Jam e bindur që PD nuk ka përgatitur asnjë skenar dhune dhe unë nuk ndihem e rrezikuar të jem këtu”, – tha Tabaku për Report TV.

Të fundit