Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PD: Tre punonjës në kopshtin te Fusha e Aviacionit janë me covid-19, asnjë njoftim për stafin dhe prindërit

Ish-deputetja e PD: Tre punonjës në kopshtin te Fusha e Aviacionit

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi deklaron se 3 persona në stafin e Kopshtit te Fusha e Aviacionit në Tiranë kanë rezultuar me covid-19, por pjesa tjetër e stafit dhe prindërit nuk janë vënë në dijeni të këtij fakti.

Sipas Vokshit, asnjë masë nuk është marrë nga drejtuesit e Kopshtit, pavarësisht këtij fakti.

“Në #Kopshtin #Xixëllonja, te Fusha e Aviacionit, në Njësinë Administrative nr 7 në Tiranë, kanë rezultuar 3 staf #pozitivë me #COVID19, dhe një tjetër është I dyshuar.

Asnjë njoftim as për pjesën tjetër të stafit, as për prindërit e fëmijëve (janë rreth 200 fëmijë që shkojnë në atë kopsht).

Asnjë masë e marrë nga drejtuesit e Kopshtit, as #tamponim për stafin, as #izolim, as mbyllje e grupeve ku janë evidentuar edukatoret dhe sanitaret me COVID19.

Është #kriminale të mos reagosh e të lësh në mëshirë të fatit dhjetëra staf të këtij kopshti si dhe qindra në institucione të tjera arsimore në të gjithë vendin.

Institucionet përkatëse të (Ministria, Bashkia ISHP) duhet të marrin në mënyrë urgjente masat e duhura: #tamponim të të gjithë stafit, #dezinfektim I ambjenteve, të #mbyllen grupet më staff pozitiv apo edhe kopshti nëse është e nevojshme derisa të sigurohet që stafi, fëmijët dhe familjet e tyre janë të sigurt”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Të fundit