Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PS - Besa Shahinit: Pranoje që ishe kot aty, s'mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark

Ish-deputetja e PS - Besa Shahinit: Pranoje që ishe kot aty, s'mund te

Edlira Haxhiymeri, pedagoge në UT dhe ish-deputete e PS-së, ka reaguar ashpër ndaj Besa Shahinit, lidhur me largimin e saj nga posti i ministres së Arsimit dhe deklaratat e dhëna pas largimit.

Haxhiymeri shprehet në një reagim në rrrjetet sociale se Besa Shahini duhet të kishte ikur më herët, ndërsa i bën dhe disa pyetjet sesi u emërua në krye të Ministrisë së Arsimit.

Haxhiymeri shton më tej se Shahini mos fshihet pas racizimit,  por atë nuk e pranuan për padijen, dashakeqësinë dhe lëpirjen e saj. Ajo i këtkon Shahinit që të pranojë se ishte kot në krye të Ministrisë së Arsimit.

Reagimi i plotë i Edlira Haxhiymerit:

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë.

Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.

Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.

Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.

Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde!

Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

Të fundit