Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja mbron doktoraturën në Universitetin e Tiranës, vlerësohet me pikë maksimale

Ish-deputetja dhe nënkryetarja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti, ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës ne Fakultetin Juridik te Universitetit të Tiranës, ne degën e së drejtës ndërkombëtare publike, me udhëheqës Prof. Xhezair Zaganjorin.

Teza e përzgjedhur e doktoraturës ishte: ‘Njohja ndërkombëtare e shteteve – aspekte juridike ndërkombëtare: rasti i Kosovës dhe i Maqedonisë’. e cila u vlerësua me pikë maksimale nga juria, 100 pikë.

Mehmeti është tërhequr nga politika në Maqedoni, pas publikimit të një audio-përgjimi me kolegun Musa Xhaferri, ndërsa administron edhe një studio ligjore në Shkup.

Të fundit