Flash News

KRYESORE

Ish deputetja në protestë: Policia ka urdhëruar dhunë ndaj vajzave dhe grave, e tmerrshme

Ish deputetja në protestë: Policia ka urdhëruar dhunë ndaj

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është bashkë me protestuesit në shesh dhe shprehet se policia po dhunon vajzat dhe gratë në kundërshtim me ligjin.

Ajo shprehet se PD kanë marrë leje për të protestuar në mënyrë paqësore, por policia nuk po i lejon.

“Nuk po na lejojnë të protestojmë, ne kemi marrë leje të protestojmë paqësisht. Sot polici ka urdhëruar dhunë ndaj vajzave dhe ndaj grave, është e tmerrshme”,shprehet Vokshi.

Bëhet me dije se siguria e shtuar para Ministrisë së Punëve të Brendshme për arsye të sigurisë të anëtarëve të delegacionit të NATO-s.

Të fundit