Flash News

KRYESORE

Ish deputetja publikon videon: Listat e hapura të Ramës dhe listat e hapura të borxheve të shqiptarëve

Ish deputetja publikon videon: Listat e hapura të Ramës dhe listat e

Ish deputetja demokrate Dhurata Çupi ka postuar në Facebook një video ku një qytetare flet për ‘listat e hapura’.

Me ironi Cupi shkruan se shou i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve

“Listat e hapura të Ramës dhe listat e hapura të borxheve të shqiptarëve.

Shou i Ramës me gjoja lista të hapura është vetëm një llogari e dëshpëruar politike në agoninë e lëshimit të pushtetit. Shou i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve. Në video është një nga shumë dëshmitë se ajo çfarë na duhet nuk janë llogaritë politike të kryeministrit në ikje, por mbyllja e listava të borxheve të shqiptarëve. 👇”, shkruan Çupi.

Të fundit