Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja Ulqinaku akuza Ramës: Mbush qelitë me hallexhinj, kriminelët i mban në qeveri

Ish-deputetja Ulqinaku akuza Ramës: Mbush qelitë me hallexhinj,

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, ka reaguar sa i takon ngjarjes së rëndë që ka ndodhur dje në burgun 313, ku i dënuari Bilbil Hasani, u vetëvra me çarçaf.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Ulqinaku akuzon kreun e qeverisë, Edi Ramën, që sipas saj, kryeministri ka mbushur qelitë me "hallexhinj" dhe mban në qeveri e nëpër bashki, kriminelët.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive.

Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje.

Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike.

Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë.

Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t’i varfërojë e t’i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje.

Në burg duhet ta kenë vendin kriminelët e vërtetë, ato që çdo ditë vjedhin shqiptarët, dhe jo hallexhinjtë të cilët mundohen të mbijetojnë dhe luftojnë për kafshatën e bukës!

Edi Rama ka dështuar!

#ramaik

Të fundit