Flash News

KRYESORE

Ish-diplomati Murati kundër festës Rama-Tsipras për pashkët: Ne jemi shtet laik. Negociatat? Do fitojë Greqia

Ish-diplomati Murati kundër festës Rama-Tsipras për pashkët:

Diplomati dhe studiuesi i njohur Shaban Murati sapo ka botuar një studim me titull "Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare". Ambasadori Murati thotë se në bisedimet e fundit me Greqinë po mbahen disa qëndrime dhe metoda të gabuara në mungesë të plotë transparence.

Në intervistën për ‘Zërin e Amerikës’, Murati thekson se  “plotfuqishmëria duhet të jepet në fillim të bisedimeve politike, pa u filluar bisedimet politike”, duke iu referuar vendimit të presidentit Ilir Meta dhe bisedimeve që dy qeveritë kanë zhvilluar për këtë çështje.

Sa i përket vizitës së mundshme të kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Korçë me ftesë të homologut Edi Rama, për të festuar së bashku Pashkët, Murati shprehet: Ne jemi shtet laik, nuk mund të festojë kryeministri pashkët apo bajramin me kryeministrat apo presidentët e shteteve që kanë një origjinë fetare të njejtë me shenjat e shumicës ose pakicës së popullsisë. Mendoj se nuk është e zgjedhur nga pikëpamja diplomatike dhe këto festime mund të ishin bërë në Tiranë, nëse meritojnë të quhen festime.”

Murati e konsideron të gabuar metodën e zgjedhur për të negociatat midis dy palëve. Ai thekson se metoda e zgjidhjeve të problemeve në paketë nxjerr fitues atë që e ka propozuar këtë metodë, në rastin konkret është Greqia.

“Në rastin e paketës me Greqinë është një zgjedhje e gabuar. E para sepse është nuk është një zgjidhje reale sepse nuk mund të zgjidhen problemet e 70 viteve dhe sidomos problemet aktuale të hapura, me dy ose tre raunde bisedimesh. Dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk mund të bësh lidhje të bisedimeve strategjike siç është çështja e shelfit kontinental apo çështja çame me sigurimet shoqërore. Në diplomaci ka radhë, ka kohë dhe ka mundësi zgjidhje. Çështja e zgjidhjes në paketë është më tepër e karakterit propagandistik dhe fiton gjithnjë ai që e ka propozuar, në këtë rast Greqia”, ka deklaruar Murati.

Sa i përket krahasimit midis marrëveshjes së detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe marrëveshjes së re, Murati thotë:  “Nuk më vjen mirë që nga diplomacia shqiptare bëhet krahasim se me marrëveshjen e re do të fitojmë më shumë se me marrëveshjen e vjetër. Nuk mund të krahasosh të gjallin me të vdekurin.”

Të fundit