Flash News

KRYESORE

Ish-diplomati për Veliajn: E tmerrshme! Sot me keni torturuar duke dëgjuar një njeri kaq qesharak!

Ish-diplomati për Veliajn: E tmerrshme! Sot me keni torturuar duke

Ish-diplomati Tomor Alizoti, fjalimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për buxhetin , e ka konsideruar të një logjike minorene dhe amatoreske, ndërsa shprehet më tej se është tortuar duke e dëgjuar.

I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News” të Mirela Milorit  për të folur mbi zgjedhjet në Bavari, ish-diplomatit iu desh të dëgjonte fjalimin e kreut të bashkisë së kryeqytetit me banorët e njësisë 8, për shkak të transmetimit direkt të televizionit ABC News.

“Kjo ka qenë pritja më e tmerrshme, sepse më duhet të dëgjoja dhe fjalimin e Zotit Veliaj një mendimtari madhështor me një logjikë minorene, amatoreske dhe mendo që do flasim tani për vendin e Kantit, Niçes, Shilerit dhe dëgjojmë një logjikë fëmijënore, infantile, e tmerrshme”, tha Alizoti.

“Sot më keni torturuar që kam dëgjuar një njeri kaq qesharak. Ndjesë për fjalorin, por më shtua më shumë gripi. Është më mirë të flasim për Bavarinë, sesa të dëgjosh fjalimin bombastik të një zotërie me pamje fëmije”– u shpreh më tej ai.

Të fundit