Flash News

KRYESORE

Ish-drejtoresha e PS te Tatimet del kundër Ramës: Pro listave të hapura 100%, skema e Rilindjes nuk fut garën

Ish-drejtoresha e PS te Tatimet del kundër Ramës: Pro listave të

Ish-anëtarja e Asamblesë Kombëtare e PS-së, njëherësh ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj del kundër propozimit të Ramës për lista të pjesshme dhe mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e tyre 100%.

Në një intervistë në RTV Ora , Shehaj thotë se listat e hapura 100% sjellin garë dhe alternativa për votim

“ Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe.

Në Tiranë ka 34 deputetë, me propozimin e Rilindjes, nga 1 deri në 11 do të jetë e mbyllur do të jetë e mbyllur nga kryetari, ndërsa pjesa tjetër do të garojë. Në 2017 PS mori 18 deputetë, pra deri te i 11-ti janë të kryetari. Populli, që të gjithë shqetësohen, do të votojë nga 1 deri në 18. LSI ka 5 që nuk ka garë fare, PD 11 që do të thotë plus minus 1. Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin”, tha Shehaj.

Të fundit