Flash News

KRYESORE

 ‘Ish-drejtori’ i bankës fut në kurth biznesmenen, i zhvat 200 mijë euro

 ‘Ish-drejtori’ i bankës fut në kurth biznesmenen, i

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor pronarin e një pike këmbimi valutor në kryeqytet, i akuzuar për përvetësimin e 200 mijë eurove nga një biznesmene përmes mashtrimit.

Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir D. i është prezantuar asaj si ish-drejtor banke dhe i ka marrë shumën e parave duke i premtuar se do t’ia kthente për gjashtë muaj, bashkë me një fitim të madh. Sipas vendimit të shpallur javën e fundit të korrikut, i pandehuri Ilir D. është fajësuar për “mashtrim” dhe është dënuar me 7 vjet heqje lirie.

Sipas “Panorama”, Ilir D., i është prezantuar asaj si ish-drejtor i një banke private të suksesshme dhe i ka kërkuar shuma në lekë për t’i qarkulluar për llogari të biznesit të tij, kundrejt një fitimi. F. S. fillimisht nuk ka pranuar pasi nuk kishte këto shuma në lekë, por Ilir D. i ka sugjeruar të shiste ndonjë nga bizneset e saj, pasi fitimi që do të merrnin do të ishte i lartë.

 

Të fundit