Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-drejtori i burgut i shkruan Ramës: Ngjarja për të cilën akuzohem nuk është rastësi
Ish-drejtori i burgut të Korçës, Robert Kodra ka bërë një koment të gjatë në faqen e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’, ku ankohet për mënyrën se si është shkarkuar nga detyra dhe mësimin e lajmit nëpërmjet mediave.
Kodra thekson se ka 34 vite që i shërben shtetit dhe ka arsimimin më të lartë ushtarak të një vendi të NATO-s. Ai tregon të gjithë punën që ka bërë në krye të burgut dhe dyshon se ngjarja për të cilën ai u shkarkua është e përgatitur.
Kodra u shkarkua nga detyra pasi një i burgosur nuk u kthye në qeli pas lejes, ndonëse i ka mbetur më pak se 1 vit nga dënimi.
Reagimi:
I nderuar Zoti Kryeministër,
Jam Robert Kodra, ish drejtor i burgut të Korçës. Dje njoftohem nëpërmjet medias, se jam shkarkuar nga detyra, me motivacionin se kam shkelur ligjet dhe rregulloren dhe kam keqmenaxhuar IEVP-në.
Kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme në Korçë, me notë mesatare mbi 9, në vitin '83. Ashtu si ishte koha atëherë, kërkova të studioj ku të ketë nevojë Atdheu dhe kështu më çuan në shkollë ushtarake, të cilën e mbarova po me notë mesatare mbi 9. Kam kryer detyra të vështira dhe nuk kam marrë asnjëherë, asnjë vërejtje, për 30 vjet shërbim. Flas 4 gjuhë të huaja, 2 nga të cilat të mbrojtura. Kam arsimimin më të lartë ushtarak që mund të ketë një ushtarak i vendeve të NATO-s. Kam patur rastin të përfaqësoj vendin tim para personaliteteve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, detyrë të cilën e kam përmbushur me perkushtim dhe dinjitet. Megjithë problematikat brenda Forcave të Armatosura, atë kapitull e mbylla me nder.
Më datë 1 dhjetor 2015, një ish eprori dhe miku im më merr në telefon dhe më thotë se më ka gjetur një punë. Duke e falenderuar, e pyes për t'i dërguar CV-në. - Nuk është çështje CV-je, ma kthen. - Është çështje besimi.
Më datë 2 më komunikohet urdhri nga Ministri dhe më datë 3 filloj punë.
Burgun e gjeta në një situatë jo të mirë, pas disa ngjarjeve korruptive që kishin ndodhur më parë. Nuk kisha mundësinë të ndryshoja dikë nga stafi. M'u desh të punoja bashkë me ata për përmbushjen e misionit, megjithëse kuptoja se paraardhësi im nuk ishte djall dhe stafi nuk përbëhej nga engjëj.
Misioni ynë, me pak fjalë, ishte siguria dhe të drejtat njerëzore.
Për sa i përket sigurisë, për rreth 20 muaj, nuk ndodhi asnjë ngjarje e jashtëzakonshme.
Përsa u përket të drejtave të njeriut, me krenari mund të them se nuk ka pasur asnjë ankesë, nga asnjë i dënuar në drejtim të drejtorit apo stafit. Burgu është vizituar nga personalitete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit dhe të huaja, si përfaqësues të Bashkimit Europian, të Ambasadës Amerikane, Avokatit të Popullit, Komitetit Kundër Torturës, nga delegacione apo ekipe britanike, irlandeze, gjermane etj dhe të gjithë janë larguar me përshtypjet më të mira.
Motoja në atë burg ishte: "Kush punon këtu, nuk duhet të vjedhë, nuk duhet të gënjejë, nuk duhet të tolerojë shkelje të tilla".
Korrupsioni dhe abuzimet kanë qenë zero. Mund të përmend dy shembuj. Në dimër temperatura shkonte deri në minus 20 gradë e megjithatë ngrohja e nevojshme nuk ka munguar. Megjithë vështirësitë e amortizimit të sistemit elektrik, apo të sistemit të ngrohjes me avull (kaldajë), ngrohja jo vetëm ka qenë e siguruar, por janë kursyer edhe 2800 litra naftë.
Në burg duhet të paguash lekë që dikush të t'i largojë mbeturinat. Realisht kishim lidhur marrëveshje me një subjekt, i cili na jepte 15 mijë lekë të reja në muaj, për të na marrë mbeturinat ushqimore. Këto lekë derdheshin në arkën e institucionit dhe menaxhoheshin brenda rregullave.
Hyja çdo ditë në Rregjim, ku mbipopullimi është rreth 40% dhe takoja mesatarisht 10 deri 15 të dënuar. Përjetoja çdo moment hallet dhe problemet e tyre. Kam takuar pa orar familjarët e të dënuarve, duke mos kthyer asnjë, asnjëherë.
Burgu është hallka e fundit e sistemit të drejtësisë dhe atje precipitojnë gjithë problematikat e shoqërisë, probleme familjare, të edukimit, sociale, ligjore, shëndetësore etj.
Jam përpjekur të ndikoj sa të mundem në rehabilitimin e tyre. Vetëm gjatë vitit 2016, 102 vetë kanë kryer kurse profesionale në atë burg. 47 vetë janë në proces këtë vit.
Në lidhje me lejet shpërblyse, për të cilat akuzohem se nuk i kam menaxhuar në rregull, mund të them se gjatë vitit 2016 janë dhënë 117 leje shpërblyese, të gjitha brenda rregullave dhe të gjithë të dënuarit janë kthyer në kohë.
Javën që shkoi ka pasur dy raste të thyerrjes së lejes. I dënuari DR kthehet nga leja me 5 orë vonesë. Dy ditë më pas, i dënuari DL, i cili kishte dalë edhe herë tjetër me leje, i dënuar me 4 vite dhe që i mbetej për të vuajtur edhe 1 vit, nuk kthehet nga leja. Megjithëse nuk kam fakte, dyshoj se këto dy raste nuk mund të jenë rastësi. Për të dy këto raste nuk është shkelur asnjë ligj, apo rregullore.
Zoti Kryeministër,
Të drejtën time do ta kërkoj ligjërisht, por Ju lutem, kini mirësinë të dërgoni një ekip kontrolli, me njerëz të shkolluar dhe objektivë, për të parë gjendjen e IEVP Korçë, për të kontrolluar dokumentacionin, për të takuar stafin, të dënuarit dhe familjarët e tyre. Është poshtëruese të kontrollohesh nga njerëz, të cilët ndonëse nuk kanë lexuar një libër në jeten e tyre, meren edhe me presjet nëpër dokumenta.
Është denigruese të lexosh emrin në media, nëpër kanalet televizive, kur mendon se ke punuar drejt e drejt, me idealizëm e ndjenjë empatie dhe nuk di më ç'tu thuash fëmijëve, familjes miqve e shokëve.
Unë e kullota luadhin. Shqetësimi im janë fëmijët e mij, fëmijët tanë, e ardhmja e tyre. Kur nuk tregohet aspak respekt për një njeri që ka investuar mbi 34 vjet për këtë vend, me çfarë besimi mund ta fillojë jetën një i ri?
Po Ju bëj me dije se: Jam apolitik. Nuk kam shkelur asnjë ligj apo rregullore. Kam qëndruar në Institucion mbi 12 orë në 24. Nuk është bërë asnjë ankesë kundër meje, nga asnjë person. Nuk kam vjedhur, nuk kam abuzuar, përkundrazi i kam kursyer shtetit. Kam përmbushur misionin, duke lënë një burg të sigurt, të qetë dhe në respekt të të drejtave humane.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38