Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-drejtori dhe 7 zyrtarë të ALUIZNI-t në Kamëz kallëzohen në Prokurori
KLSH kallëzon në prokurori ish drejtorin, 2 përgjegjës sektori legalizimi, 3 ish përgjegjës sektori legalizimi dhe 2 specialistë të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, Kamëz-Vorë(fshat).
Zyrtarët rezulton se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz, nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se në zbatim të programit të auditimit nr. 1040/1, datë 12.10.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Kamëz-Vorë( Fshat) për periudhën Janar 2015 deri më Korrik 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.12, datë 28.02.2018 të Kryetarit, ku janë gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:
- Në 11 raste, për sipërfaqen 3842 m2, komuna Paskuqan, ka kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “Shtet” dhe privat, në afërsi të rezervuarit të Paskuqanit, për truall të shitur dhe tjetërsuar në truall privat, ku distanca e objekteve nga bregu i rezervuarit të Paskuqanit është më e vogël se 100 ml.
-Në 12 raste me sipërfaqe prej 5603m2 në komunën Paskuqan, kan kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “SHTET” dhe privat, në afërsi të Lumit të Tiranës, ku distanca e objekteve nga bregu i Lumit të Tiranës është më pak se 100 ml, distanca brenda të cilave pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme.
-Në 2 raste, kanë kryer legalizime të ndërtimeve informale të cilat kufizohen me rrugë automobilistike të kategorive B dhe C, në distancë prej rrugëve deri në 10 m, kur distancat e lejuara nga rrugët interurbane të këtyre kategorive janë: 20 m për rrugët e kategorisë B dhe 10 m për rrugët e kategorisë C.
- Në të gjitha rastet e audituara kanë kryer legalizimin e objekteve informalë, në kushtet kur në praktika mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 175,886 mijë lekë.
-Në 28 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve në mungesë, pa nënshkrim të deklaratës personale për shkak të faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit, për marrjen përsipër të përgjegjësisë për çdo pasojë.
-Kanë shkelur afatet kohore në kundërshtim me urdhrin, duke krijuar vonesa në likujdimin e tarifave të parcelave ndërtimore, për vlerën 1,556,400,000 lekë + bono privatizimi, si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit.
-Mungon dokumentacioni shkresor për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur dhe nuk ka dokumentacion për informimin e DP të ALUIZNI-t Tiranë dhe Bashkinë Vorë e Kamëz. Nuk kanë respektuar afatin prej 60 ditësh për marrjen e vendimit për kualifikimin ose jo të objektit nga konstatimi.
-Për periudhën e 6-mujorit të parë 2017 kanë dhënë me vonesë lejet e legalizimit për 1635 leje legalizimi për ndërtime dhe shtesa informale, pasi vetdeklarimet janë bërë në vitin 2006, konstatimi, kualifikimi dhe VKM janë bërë mbi 1 vit më parë.
-Mungesë të vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 175,886,000 lekë.
- Nuk ka dokumentacion shkresor në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz - Vorë për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e objekte të mbrojtura dhe nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe bashkinë Vorë e Kamëz.
- Nuk ka mbajtur evidenca mbi sipërfaqet e lira në pronësi shtet, lënë jashtë procesit të legalizimit dhe të pamundura për parcelizim për vetë pozicionin gjeografik që kanë, por që posedohen nga subjektet pa asnjë detyrim financiar apo qiraje, pra nuk ka marrë asnjë masë për të njoftuar dhe bashkëpunuar me institucionet vendore, konfirmimin e tyre në pronësi shtet apo vlerësimin e tyre si troje që përdoren nga qytetarët, pa u taksuar ose për kthim në ambiente publike.
-Këto parcela janë zvogëluar me qëllim përfitimi për të qenë në kufirin deri në 300/500 m2,për të cilat mungojnë genplanet e hartës fushore, ortofotot digjitale dhe hartat vektoriale të pronësive dhe në 4 raste nuk përcaktohet hyrja në parcelën ndërtimore ose në objekt.
- Në 3 raste u konstatua ndryshim i numrit të zërit kadastral dhe në 1 rast ndryshim i numrit të pasurisë për sipërfaqe 401,4 m2 për interesa të caktuara.
- Në 7 raste mungon statusi juridik i pasurisë me sipërfaqe 1780.7 m2, në kundërshtim me nenin 27/d të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 , i ndryshuar me ligjin 50/2014, dhe nr. 62/2015.
-Në 2 raste me sipërfaqe 680 m2 nuk është legalizuar ngrehina funksionale (mur rrethues ose ngrehinë ndihmëse) brenda sipërfaqes parcelës ndërtimore.
-Në 4 raste me sipërfaqe të legalizuar prej 1684.9m2, u konstatua mosrespektim i distancës së ndërtimit informal nga rruga kombëtare( autostrada Tiranë-Durrës).
- Në 1 rast objekti informal 1- kat paraqitet karabina pa mbulesë me çati ose soletë për parcelën ndërtimore me sipërfaqe 274,5 m2, në ZK 2066, pasuria 82/88), sipas fotove të vet deklaruesit.
-Në 3 raste; objekti i legalizuar 1 kat + bodrum, rezulton ndryshe sipas fotove të objektit, pasi është 2 kate mbi tokë, një rast ka ngushtuar trotuarin pranë rrugës nacionale Bulevardi Blu (B) dhe në 1 rast objekti i legalizuar është ngjitur me kolektorin në ZK 2066, pasuria 82/88.
Është konstatuar se kërkohet përmirësim ligjor, të cilin e kemi rikërkuar si KLSH, pasi është krijuar raport i zhdrejtë midis subjekteve objekt legalizimi dhe pronarëve të tokës, për:
1.Lejimi i legalizimit të ndërtimeve informale pa paguar të gjitha detyrimet financiare, në vend që legalizimi të kushtëzohej me shlyerjen e të gjitha detyrimeve.
2.Lënia jashtë legalizimit të sipërfaqeve të lira të parcelave ndërtimore, në posedim nga subjektet informale, në vend që të legalizoheshin me pagesë sipas çmimeve të tregut.
-Për 2594 objekte është zbatuar VKM nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM 1095, datë 28.12.2015, për dhënien e lejes së legalizimit vetëm për objektin, pa u likuiduar parcelat ndërtimore, duke zgjatur procesin e legalizimit dhe afatet kohore.
Në dhënien e shërbimit të matjeve në terren është konstatuar se është paguar subjekti privat më tepër në vlerën +1,981,760 lekë, si llogaritje gabim TVSH dhe vlerën prej 3,999,552 lekë si penalitet i pa llogaritur për mosrespektim kontrate.
KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës: E.B, I.SH, E.T me detyrë përgjegjës sektori, z.A.B juristi i institucionit dhe J.N, N.M, N.V, I,K A.T, K.SH, SH.K, N.V, E.P, Z.L dhe S.S me detyrë specialistë.
Për z.S.B dhe znj.E.B përgjegjëse sektori të legalizimit, A.J, F.G, F.G ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, F.P me detyrë specialist dhe znj. N.K. specialiste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH me shkresë nr. 1040/12 prot., dat 06.04.2018 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38