Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori i Damian Gjiknurit nis fushatën elektorale për të marrë bashkinë e Elbasanit

Pavarësisht nëse zgjedhjet lokale shtyhen apo jo, për shkak të krizës politike ku ndodhet vendi, fakt është se Qazim Sejdini nuk do të jetë më kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. ‘Lala’ konsiderohet tashmë figurë e djegur për socialistët, kjo edhe për shkak të skandaleve ku janë përfshirë familjarët e tij.

Ndërkohë, Gledian Llatja, prefekti i ri i Elbasanit, është kandidatura (jo-zyrtare) e PS për zgjedhjet lokale. 38 vjeçari ka nisur tashmë fushatën në terren dhe këtë e pasqyron në mënyrë të rregullt në rrjetet sociale.

Vizitat në kompani të ndryshme në qytetin e Elbasanit, në krah të Taulant Ballës, Llatja i publikon në ‘Instagram’ dhe i sponsorizon për të arritur një publik më të të gjerë. Në takimet që zhvillohen me grupe të ndryshme, gjuha që Gledian Llatja përdor është tipike e një kandidati që kërkon të marrë drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme në vend.

Fakti që Sejdini nuk kandidon më në Elbasan u konfirmua edhe nga mesazhet që Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës, shkëmbente në Kuvend me deputetin Sadri Vorpsi. Ministrja ishte e qartë se Llatja do ishte kandidati i PS në këtë qytet.

Përpara se të emërohej në muajin janar në postin e prefektit të Elbasanit, Gledian Llatja ka qenë drejtor i Kabinetit të Damian Gjiknurit, kur ky i fundit drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës.

Të fundit