Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit te Punës: Më hoqën nga puna se jam anëtar i LSI-së

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit te Punës, Dritan Ylli është larguar nga puna në dhjetor të 2017, dhe për këtë ai shprehet se ka ndikuar anëtarësimi i tij në LSI.

"Unë jam anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila është në opozitë dhe kjo ishte e papranueshme nga qeveria aktuale,"- tha Ylli, i ftuar në emisionin “Ditë e re”.

 Ai nënvizoi se Administrata shqiptare nuk duhet të jetë e varuar nga ndryshimet e qeverive.

"Një ditë administrata shqiptare nuk duhet të ndikohet nga ndryshimet e situatave politike në vend."

Dritani Ylli filloi punë në Inspektoriatin Shtetëror të  Punës në vitin 2013.

 

Të fundit