Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori i Policisë: Ku ka gabuar policia në rastin e Xhisiela Malokut

Ish-drejtori i Policisë: Ku ka gabuar policia në rastin e Xhisiela

Ish-drejtor në Policinë e Shtetit Ismail Elezi, tregon sipas tij, se ku ka gabuar policia në rastin e Xhisiela Malokut.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Elezi tha pas denoncimit bërë nga Xhisiela dhe problemeve me disa persona që në këtë rast janë tre afërm të deputetit Rraja duhet të ishte njoftuar i gjithë zinxhiri komandues i policisë së shtetit dhe zgjedhja bëhej duke shpallur shtetrrethimin një Fushë Krujë duke dërguar deri forcat RENEA.

“Oficeri Gentian Çitozi ka pasur detyrim ligjor që këtë kallëzim që ka ardhur pranë stacionit të policisë të Fushë-Krujës bënte informacionin e referimit  dhe t’ia çonte prokurorit. Dhe në këtë moment, oficeri nuk ka pse merr as deklarim ndaj shtetases Maloku . Oficeri ka të drejtën që gjithë këtë informacion që ka marrë t’ia çojë prokurores. Në momentin që një ish-punonjësi im apo punonjësi im, do të më njoftonte se ishte përpara kësaj situate, unë të siguroj  që do kisha bërë shtet rrethim në Fushë-Krujë dhe në zonën ku ndodhej i akuzuari. Shefi i komisariatit menjëherë duhet të lidhej me drejtorin e përgjithshëm dhe deri forcat RENEA të çonte atje, sepse është punonjës policie tjetri edhe mund të vritej”, u shpreh Elezi në emision.

Të fundit