Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori i Policisë Prençi: Policia di lidhjet e krimit me pushtetin ndaj është e demotivur

Ish-drejtori i Policisë Prençi: Policia di lidhjet e krimit me

Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Ahmet Prençi në një intervistë për gazetën “Panorama” është shprehur se policia siç di mirë elementë kriminalë di edhe lidhjet e krimit me pushtetindhe për këtë arsye është e demotivuar.

“Krimi i  organizuar mund të fuqizohet në momente dobësie të shtetit dhe kjo nuk është se nuk ka ndodhur. Kur krimi merr mbështetje, mbrojtje dhe shkëmbim favoresh atëherë quhet “Mafja”.

Emrat konkretë që përmendi ambasadori Lu nuk përbëjnë më lajm pasi ka edhe të tjerë që nuk i përmendi e që dihen nga të gjithë. Bandat që drejtojnë qytetet nuk preken nga policia madje edhe përkrahen. Policia ashtu siç di elementë kriminalë i di edhe lidhjet e tyre me pushtetin, e për këtë arsye ndihet e demotivuar,” –është shprehur Prençi

Të fundit