Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori publikon dokumentin, në ushtrinë shqiptare kryen marrëdhënie homoseksuale

Ish-drejtori publikon dokumentin, në ushtrinë shqiptare kryen

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një shkresë të vitit 1986, që mban firmën e ish-ministrit Hekuran Isait dhe ku flitet për marrëdhëniet homoseksuale në ushtrinë shqiptare.

Në dokument thuhet se një komisar baterie kryente marrëdhënie homoskesuale në repart me ushtarët. Sipas dokumentit, kjo ishte konfirmuar nga të paktën tre ushtarë që ishin përfshirë në këto marrëdhënie.

Postimi i Dervishit:

1986/Një ngjarje e vitit 1986 në ushtri dhe mënyra e dhënies së informacionit për publikun

Ushtria jonë popullore gjatë viteve të diktaturës kishte edhe probleme të llojit që shihen bashkëlidhur në dokumentin përkatës. Informacione të këtij lloji gjenden jo pak në arkivat e Shqipërisë. Për këto raste, sipas ligjit, përmendja e emrit të personit është e dhënë personale dhe si e tillë censurohet për publikun.

E gjej si shembull këtë rast për të vënë në dukje se censurime të dokumenteve që përmbajnë emrat e sekretarëve të parë të Partisë së Punës, apo punëtorëve operativë të Sigurimit, që po vërehen së fundmi në zyra që nuk janë arkiva, kurrkund nuk janë veprime të ligjshme. Këto lloj informacionesh nuk janë të dhëna personale.

Të fundit