Flash News

KRYESORE

Ish-drejtuesi i lartë i KiE: Tërheqja, vendim politik. Monitoruam zgjedhje në zona lufte

Ish-drejtuesi i lartë i KiE: Tërheqja, vendim politik. Monitoruam

Aleksandër Biberaj, ish-zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës e cilëson si politik vendimin e KiE-së për të tërhequr delegacionin që do të monitoronte zgjedhjet e 30 qershorit ne Shqiperi. Në emisionin ‘Ditari’ në A2 CNN, Biberaj tregon edhe rëndësinë dhe influencën që ka ky insitucion në Europë.

“Duhet të kemi parasysh që Këshilli i Europës përbën organizatën ose institucionin më të madh politikë në Europë, është themeluar përpara 70 vitesh. Një ndër misionet bazë është monitorimi i vendeve anëtare; ka 47 vende anëtare dhe mbulon afërisht rreth 820 milionë banorë. Monitorimi i vendeve anëtare në 3 kolonat bazë të Këshillit janë të drejtat e njeriut, parimet kryesore të demokracisë dhe shteti i së drejtës. Pra, monitorim dhe vëzhgim zgjedhjet. Statusi i autoriteteve lokale dhe rajonale, është autoriteti më i lartë Europian që monitoron dhe certifikon zgjedhjet", sqaron Biberaj.

Por çfarë do të thotë tërheqja e tyre? “Është një qëndrim politik, kolegjial. Për t’u arritur tek ajo deklaratë, patjetër që ka pasur debate nëpërmjet grupeve politike dhe është arritur një qëndrim që shkon sinkron me parimet bazë të demokracisë europiane. Aty nuk është problemi i sigurisë. KiE ka monitoruar zgjedhje në Ukrainë kur kjo e fundit ishte në konflikt me Rusinë; Në Gjeorgji kur kishte konflikt të armatosur”, perfundon Biberaj.

Të fundit