Flash News

KRYESORE

Ish-drejtuesi i lartë i SHISH: Balili përfiton ulje dënimi nëse hap ‘kutinë e Pandorës’

Ish-drejtuesi i lartë i SHISH: Balili përfiton ulje dënimi

Klemed Balili përfundoi pas hekurave një ditë më parë, duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opinionit në vend, por edhe më gjerë.

Për të hedhur më shumë dritë mbi dorëzimin apo arrestimin e Balilit ka folur ish-drektori i Pergjithshem i SHISH, Arjan Fyrmishi.

“Nuk ka një protokoll fiks operacional për të komentuar se është realizuar si duhet apo jo. Në këtë rast përfshirja e drejtorit të përgjithshëm mund të vlerësohet si një shkallë më e lartë përgjegjësie. Nuk ka shumë rëndësi fakti u dorëzua apo u arrestua, e rëndësishme që është pas hekurave”, pohoi Dyrmishi ne televizionin A2 News.

Pyetur se pse u dorëzua në këtë moment, ai mendon se Balili ka gjykuar se kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe se mund të përfitojë ulje të dënimit, nesë arrin ndonjë marrëveshje me drejtësinë për të dhënë emra të tjerë me interes.

Të fundit