Flash News

KRYESORE

Ish-drejtuesi i Policisë shok klase me Ardi Veliun: I bëj thirrje të tregojë kujdes me forcën; nuk ka armiq përballë

Ish-drejtuesi i Policisë shok klase me Ardi Veliun: I bëj thirrje

Ish-drejtuesi i Policisë, Krenar Ahmeti i ka bërë thirrje drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, që të tregojë kujdesë me përdorimin e forcës ndaj qytetarëve, por të respektojë procedurat. Ahmeti tha në studion e ‘Ora News’ se me Veliun ka qenë shok klase dhe se ai i di shumë procedurat që duhet të respektojë, pasi përbalël nuk ka armiq.

“Shok klase e kam patur edhe Ardi Veliun. I bëj thirrje drejtorit të Përgjithshëm, mos t’ja vendos më epitetin ‘shtrembues i përgjithshëm’, por i lutem sepse ai i di shumë mirë procedurat, kemi bërë të njëjtën shkollë. Të zbatojë me përpikëri procedurat standarde në menaxhimin e turmave. Nuk ka Ardi Veliu armiq përballë, por ka qytetarë. Nesër ata qytetarë do të jenë shefat e tij. Të ketë kujdes në përdorimin e forcëve”, porositi Ahmeti drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit.

Aktualisht situata përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit kërkojnë lirimin e Sahit Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së, i arrestuar në protestën përpara Parlamentit.

Lirimin e Dollapit e ka kërkuar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Të fundit