Flash News

KRYESORE

Ish-dretori i Përgjithshëm i Policisë: Balilit iu plotësuan të gjitha kërkesat para se të dorëzohej

Pas dy vitesh e gjysmë në arrati, Kelmend Balili, i mbiquajtur nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” pranoi t’i dorëzohet drejtësisë shqiptare.

Për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmeti Premçi, Balilit i janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe pala e shtetit është plotësisht e kapitulluar në këtë histori dhe pa asnjë rol.

Mënyra se si e prezantoi ministri arrestimin e Kelmend Balilin mu duke e pavend, pasi nuk ka asnjë lidhje vetdorëzimi me operacionet policore. Nëse ai ka vendosur kushte nuk kemi të bëjmë me negociata policore, por me negociata diplomatike. Sipas informacioneve që unë kam, Balilit i janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe pala e shtetit është plotësisht e kapitulluar në këtë histori”, sqaroi Ahmet Premçi.

Të fundit