Flash News

KRYESORE

Ish-eurodeputetja “zëdhënëse” e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Më bëni pjesë edhe në grupin e WhatsApp

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack është bërë pjesë e një tryeze për të folur mbi nevojën e ruajtjes së trashëgimisë, me fokus mbrojtjen e Teatrit tonë Kombëtar nga shkatërrimi, si dhe rolin e qytetarëve në mbrojtje të pronës publike, të vlerave dhe trashëgimisë kulturore si kundërpërgjigje ndaj vendimeve arbitrare të pushtetit në emër të gjoja zhvillimit urban.

Ndërsa ka sjellë eksperiencën europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ajo ka apeluar klasën politike shqiptare, konkretisht kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ambasadat në Shqipëri që të rishohin edhe një herë çështjen kundër shembjes së godinës së Tetarit Kombëtar.

Nga ana tjetër, ajo ka pranuar të jetë përfaqësuesja ndërkombëtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një propozim i ardhur nga regjisori Robert Budina, i pranishëm në këtë tryezë.

Budina: Propozoj që Pack të jetë përfaqësuesja jonë ndërkombëtare të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ja delegojmë që ta ndërkombëtarizojmë këtë çështje.

Pack: E pranoj dhe patjetër do jem edhe pjesë e grupit tuaj në WhatsApp për të patur sa më shumë informacion mbi këtë çështje.

Të fundit