Flash News

KRYESORE

Ish-futbollisti akuzon federatën: Henry duhet të ishte pjesë e Francës

Ish-futbollisti akuzon federatën: Henry duhet të ishte pjesë e

Ish-futbollisti i njohur francez, Patrick Vieira shprehet se është e çuditshme që Thierry Henry është i angazhuar nga federate belge si zëvendëstrajner i Martinezit dhe nuk është pjesë e Francës.

“Është e çuditshme të shohësh Thierry Henryn si trajner të Belgjikës. Duhet të mendosh dhe bënë pyetjet e duhura. Si mund të bëhet një lojtar emblematik i Francës me Belgjikën? Është një turp për futbollin francez. Duhet të bëjmë pyetje se si nuk ka vend në stafin e trajnerëve të kombëtares sonë një prej lojtarëve më të mëdhenj që kishim te Franca, nuk e di se çfarë ka ndodhur”.

“Nuk e di nëse kishte ofertë prej Federatës ose nëse është zgjedhja e Thierry Henrit në mënyrë të paracaktuar. Duhet të mendojmë me kujdes që të mos ndodhë më”, tha Vieira. Vieria dhe Henry fituan së bashku kampionatin botëror të vitit 1998 me kombëtaren e Francës.

Të fundit