Flash News

KRYESORE

Ish-futbollisti i Juventusit vendos rekord kartonash të verdhë: Doja të isha si Sergio Ramos

Ish-lojtari i Fiorentina-s, Juventus-it, dhe Inter-it, Felipe Melo ka vendosur një rekord kartonësh me fanellën e ekipit të Palmeiras, ku arriti të merrte 23 të tillë.

Kjo sigurisht nuk është një arritje pozitive për futbollistin, por ai me shaka është shprehur se tashmë mban një rekord dhe se donte të ishte si Sergio Ramos, i cili gjithashtu numëron një numër të lartë kartonësh të verdhë në futboll.

“Doja të isha si Sergio Ramos. Karton, karton, karton dhe më pas kampion në Champions, dhe kampion bote. Ky ishte objektivi im. I pranoj kritikat, i analizoj dhe kërkoj gjithmonë të përmirësohem”, ka thënë Melo duke qeshur.

Të fundit