Flash News

KRYESORE

Ish-futbollisti shqiptar i Juventusit, aksidenton 3 persona me makinë

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01.30, ish-futbollisti kuq e zi i Juventusit, Elvis Kabashi ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik në Forte Dei Marmi. Në kasident janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Mediat italiane raportojnë se Kabashi drejtonte një makinë tip “Mercedes” e cila ka goditur një makinë “Fiat”. Pas kontrollit të policisë, Kabashi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit dhe si masë parandaluese i është hequr patenta.

Ndërkohë po hetohet ngjarja nga e cila kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre, më rëndë është një 33-vjeçare nga Breshia, e cila është në gjendje të rëndë, e shtruar në reanimacionin e Versiljas. Një 41- vjeçar dhe një vajzë tjetër kanë pësuar dëme më të lehta.

Të fundit