Flash News

KRYESORE

Ish-gruaja e Andi Bushatit rrëfen periudhën pas divorcit: Më dukej sikur çdo gjë e bëja gabim; Do doja të kisha një mashkull në krah

Ish-gruaja e Andi Bushatit rrëfen periudhën pas divorcit: Më

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka rrëfyer më shumë mbi jetën e saj personale.

E ftuar në emisionin ‘Soirée” në Top Channel, ajo ka rrëfyer një prej periudhave të saj më të vështira, kur u divorcua nga bashkëshorti, analisti i njohur Andi Bushati.

Ballanca tregon se tani pas 12 vitesh divorc, kupton se kur kishte në krah ish-partnerin e saj, ka qenë shumë më mirë në disa drejtime.

“Kam mbi 12 vjet që jam vetëm, por e ndjej që njeriu duhet të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës. Nuk them se do të duhet të varesh nga dikush sepse mua nuk më duhet të varem prej një mashkulli. Në kohën që unë kam patur një partner, kam qenë shumë më mirë për shumë çështje.

Çuditërisht tani që  kujtoj se në momentin që unë jam ndarë, atëherë e kuptova se nuk doja të jetoja vetëm, më dukej sikur çdo veprim që kisha bërë gjatë gjithë jetës sime, sikur nuk dija ta bëja sepse isha mësuar të isha krah dikujt.

Më pas jeta sigurisht që rimerret dhe është e bukur në të gjitha drejtimet, rëndësi ka ta jetosh në mënyrë të shëndetshme, e mbushur me dashuri për njerëzit që të rrethojnë dhe për të marrë dashuri. Në këtë pikë mendoj se jam shumë e privilegjuar pavarësisht se nuk kam një mashkull në krah, edhe pse do doja ta kisha, por të ishte i duhuri”, u shpreh Avokatja e Popullit.

Të fundit