Flash News

KRYESORE

Ish i përndjekuri: PD do ishte më e fortë nëse do ta kishte bërë shtresën e persekutuar shtyllën vertebrale të saj

Ish i përndjekuri: PD do ishte më e fortë nëse do ta kishte

Ish i përndjekur politik, Uran Kosteci, duke folur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, tha se kjo shtresë e ka mbështesin pa rezerva Partinë Demokratike duke shtuar se nëse PD do të kishte pasur pak më shumë vullnet dhe vizion për ta bërë shtresën e persekutuar shtyllën vertebrale të saj do kishte fuqi më të madhe sot.

“Të persekutuarit politik e mbështetën pa rezerva Partinë Demokratike. Edhe të vemi diku tjetër s’kemi ku vemi. Që Partia Demokratike, po të kishte pasur pak vullnet dhe vizion për ta bërë shtresën e persekutuar shtyllën vertebrale të saj do kishte fuqi më të madhe sot”, tha Uran Kosteci.

Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj, duke vlerësuar këtë shtresë u shpreh se Partia Demokratike tashmë e ka plazmuar edhe në statutin e saj si një piedestal ndaj të përndjekurve politik.

“Ata që duan shpirtin e lirë duhet të gjejnë inspirimin e tyre politik pikërisht tek morali politik dhe ideologjia e djathtë që Partia Demokratike tashmë e ka plazmuar edhe në statutin e saj si një piedestal ndaj të përndjekurve politik”, u shpreh Alibeaj.

Të fundit