Flash News

KRYESORE

Ish-kandidati për kreun e PS në Durrës zbulon detaje nga gara: Disa emra në listë nuk e dinin se ishin anëtarë

Ish-kandidati për kreun e PS në Durrës zbulon detaje nga gara:

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës, përmes një letre publike njoftoi dje se u tërhoq nga kjo garë duke dhënë dhe aryset e këtij vendimin.

Pa ngurruar të sulmojë Vangjush Dakon, Kërtusha theksoi se fituesi ishte përcaktuar që më parë dhe ishte pikërisht ‘marioneta’ e Dakos.

Në rubrikën ‘Opinion’ ai sqaroi të tjera detaje pas vendimit të tërheqjes.

Ajo që thekson është fakti që ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, vendosi në listën e garës emra që as vetë nuk ishin në dijeni që ishin anëtarë për të kandiduar.

 “Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS.

Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota.

 Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’.

Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim”, u shpreh Ardit Kërtusha.

Tërhiqet nga gara kandidati për kreun e PS në Durrës, akuza të forta partisë: Ka ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet për marionetën e Vangjushit

Të fundit