Flash News

KRYESORE

Ish-këshilltari i Donald Trump: Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, zemra e revolucionit tonë në Itali

Ish-këshilltari i Donald Trump: Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, zemra e

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është shprehur në një intervistë për “La stampa”, se triumfi i Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega Nord, është rezultati më i mirë i mundshëm për Italinë.

“Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, janë zemra e revolucionit tonë në Itali”, ka thënë ai.

Në turin e zhvilluar në Itali, Bannon ka përcjellë mbështetjen e vet për Lega Nord të Matteo Slavinit, ku ka thënë se nëse do t’i qëndrojë besnik programit të tij ekonomik nacionalist do të ketë mundësi të shkëlqyera fitoreje.

Mes të tjerash ai ka është shprehur se Perëndimi duhet ta shohë Rusinë për atë që është, si pjesë të botës euro-amerikane dhe që duhet konsideruar si aleate në përballjen me rivalët e vërtetë që janë Kina, Irani dhe Turqia.

Bannon ka shtuar se edhe nisma e Kinës, “Një brez, një rrugë” në fakt synon bashkimin e këtyre tre vendeve që i përkasin qytetërimeve antike dhe luftarake, për kulturën judeo-kristiane.

Ai gjithashtu ka dhënë mbështetje të plotë për rikandimin në vitin 2020 të Donald Trump.

 

Të fundit