Flash News

KRYESORE

Këshilltari ligjor i Ambasadës Amerikane: Shqiptarët presin hetim serioz për Saimir Tahirin

Këshilltari ligjor i Ambasadës Amerikane: Shqiptarët presin hetim

Gjon Junçaj, këshilltari ligjor kundër korrupsionit ne Ambasaden Amerikane i ka bërë apel ‘Krimeve të Rënda’ të trajtojnë me seriozitet hetimin ndaj Saimir Tahirit. Në një interviste për emisionin ’31 minuta’ në TVSH, Junçaj që është me origjinë shqiptare nuk harroi të përsëriste se populli këtu meriton t’i shoh politikanët e korruptuar pas hekurave.

“Është me rendësi që po hetohet, por hetime të jenë plota. Të vërtetohet nëse qëndrojnë akuzat. Te bëhet hetim serioz, kjo është ajo që pret populli shqiptar”, deklaroi Junçaj, i cili në fund u bëri thirrje prokurorëve të ndershëm të bëhen pjesë e SPAK-ut.

“Nëse jeni ai lloj personi, që deshironi t’i shërbeni vendit, për të krijuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe për fëmijët tuaj, atëherë aplikoni të bëheni pjesë e SPAK-ut. SHBA, faktori ndërkombëtar dhe mbi të gjitha populli shqiptarë do ju mbështes”, përfundoj ai.

Të fundit