Flash News

KRYESORE

Ish-këshilltarja e Ramës emërohet Avokate e Përgjithshme e Shtetit, zëvendëson Artur Metanin

Ish-këshilltarja e Ramës emërohet Avokate e Përgjithshme e

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka vendosur të emërojë Enkelejda Muçajn si Avokaten e re të Shtetit.

Mësohet se Enkelejda Muçaj është propozuar fillimisht nga Edi Rama dhe është pranuar në mbledhje.

Ajo zëvendëson Artur Metanin, sepse u zgjodh kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, i cili votua dhe u zgjodh nga Kuvendi disa javë më parë.

Në vitet 1998-2000, Enkelejda Muçaj ka pasur edhe një rol si “Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës dhe Rinisë së asaj kohe, Edi Rama. Ajo ka ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në biografinë e saj.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit