Flash News

KRYESORE

Ish-kolegu këshillon Fatmir Xhafajn: Largohu vetë që të mos marrësh me vete edhe qeverinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka këshilluar ministrin e Brendshëm, fatmir Xhafaj, duke i thënë që bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë.

Në rrjetin social Twitter, Manjani thekson se asnjë prej pohimeve të derisotme të Xhafajt, nuk ka dalë të jetë i vërtetë.

“Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!

As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”...

Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!”, shkruan Manjani.

Të fundit