Flash News

KRYESORE

Ish-kreu i 'Antimafias' italiane: Shqiptarët mbizotërojnë trafikun e kokainës dhe heroinës

Ish-kreu i 'Antimafias' italiane: Shqiptarët

Ish-kreu i Antimafias Italiane, Francesco Mandoi, në një intervistë për ‘A2’ është shprehur se grupet shqiptare mbizotërojnë trafikun e lëndëve të forta narkotike, si kokaina dhe heroina.

Sipas Mandoi-t, grupet shqiptare janë të bashkëpronare me grupet mafioze italiane dhe numri i dosjeve të përbashkëta janë të shumta dhe interesante. Mandoi thekson se njohjet individuale të shtetasve shqiptarë i kanë mundësuar lidhjet që duhen për t’i bërë të fuqishëm në këtë trafik.

“Organizatat kriminale shqiptare, jashtë kanë pësuar një rritje cilësie me kalimin e kohës. Ata ia dilnin të bënin atë çka të tjerët nuk e bënin, e çonin deri në destinacion lëndën narkotike. Dhe ky ishte një avantazh, pasi organizata e cila blen lëndën narkotike nuk rrezikon në transportin e saj. Ky fakt është një karakteristikë e kriminalitetit dhe kjo karakteristikë i ka lejuar të mbërrijnë në organizata e mëdha kriminale të llojit ‘Ndranghetta, Camorra e të tjera”, thotë Mandoi.

Mandoi shton:“Nëpërmjet tyre dhe jo vetëm, nëpërmjet tyre por edhe nëpërmjet përdorimit të shqiptarëve të diasporës atyre që janë jashtë territoreve shqiptare, kanë mundur të kontaktojnë organizata të mëdha kriminale që merren me trafikun e lëndës narkotike, organizatat kolumbiane, organizatat e Lindjes së Mesme, në Irak dhe Afganistan”.

Të fundit