Flash News

KRYESORE

Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht: Kam fëmijë të mitur

I dënuari përjetë për ngjarjet e bujshme të vitit 1997, Myrteza Çaushi ose siç e njeh publiku shqiptar si Zani Çaushi ka surprizuar me kërkesën e tij për lirimin nga burgu. Ndaj tij është përcaktuar seancë gjyqësore e cila do të mbahet me 17 Korrik ku edhe do të deklarojë provat ku bazohen argumentet e tij për lirimin.

Kreu i bandës së Vlorës gjatë vitit 1997, kërkon të lërë qelinë pasi thotë se është rehabilituar. Ai gjithashtu ka deklaruar se do të punësohet nëse del nga burgu.

Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur. Do të punësohem nëse më lirojnë“, është shprehur ai.

Zani Çaushi i cili njihej si i forti i Vlorës, mbahet në qeli për rrëmujat e vitit 1997, ndërsa është bërë babai i një djali pas martesës më Arjanën, martesë e cila u krye në burg.

 

Të fundit