Flash News

KRYESORE

 Ish-kreu i KQZ: Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk mund të shkarkohet

 Ish-kreu i KQZ: Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk mund të

Për ish kreun e KQZ-së, Ilirian Celibashin, vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit, nuk cilësohet si shkelje e rëndë e Kushtetutës, e më tej nuk mund të vijohet me shkarkimin e Presidentit.

“Dekreti për anulimin e zgjedhjeve qartësisht është në mungesë të kompetencave të Presidentit të Republikës. Por gjithsesi, ky nuk është rasti për të ndërmarrë këtë vendim”, tha Celibashi.

Më tej shtoi:

“Edhe nëse Gjykata Admistrative, apo edhe ajo Kushtetuese do ta cilësonte si një shkelje të Kushtetutës aktin e Metës, në gjykimin tim nuk do ta cilësoja si një shkelje të rëndë”.

Kolegji Zgjedhor përmes rrëzimit të kërkesë-padisë së kreut të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiraj la sot në fuqi 30 qershorin dhe nuk njohu dekretin e presidentit.

Të fundit