Flash News

KRYESORE

Ish kreu i KQZ-së: Presidenti veproi mirë, shmangu konfliktin në vend

Ish kreu i KQZ-së: Presidenti veproi mirë, shmangu konfliktin në

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume analizoi vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor. Ai e konsideron si akt politik qëndrimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama, pas vendimit të kreut të shtetit.

“Fakti që konsiderohet se një vendimmarrje e tillë e presidentit është ekuivalente me largimin e tij nga zyra e Presidentit është një deklaratë politike.”0

Sa i përket mundësisë që socialistët të ankimojnë aktin e presidentit në Gjykatën Apelit, ai u shpreh: “Sipas vendimit dhe arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese janë vetëm aktet individuale me karakter administrativ që mund të ankimohen si të tilla në Gjykatën Administrative të Apelit. Ky nuk është akt individual.”, tha Kume për Ora News.

Menjëherë pasi deklarata e presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të fundit