Flash News

KRYESORE

Ish-kryebashkiaku i PS humb personin e shtrenjtë të familjes: Iku i përmalluar

Një ditë e trishtë është sot për ish-kryebashkiakun e PS në Vlorë, Shpëtim Gjika. Në një status në rrjetet sociale, Gjika njofton se ka humbur personin e shtrenjtë të familjes, babain.

“Të dashur miq, shokë, dashamirës dhe të afërm të mi!

Baba, Komandant Qamil Gjika, iku përgjithmonë!

Iku i lumtur për gjithçka la pas!

Iku i përmalluar për të dashurit që do takojë atje lart, sidomos bashkëshorten e tij, Ervehenë!

“Mirë bëj sa të mundesh, keq mos bëj kurrë”-filozofia e Babës, e cila u bë lejtmotivi im në punë dhe në jetë!

Lamtumirë Baba!

Lamtumirë Komandanti im Qamil Gjika!”, shkruan Gjika.

Të fundit