Flash News

KRYESORE

Ish-kryebashkiaku i Vlorës i zemëruar: Të paktën një ftesë sot për Kongresin e PS-së

Ish -kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka reaguar i indinjuar sot përmes një statusi në Facebook për ftesën e munguar për të marrë pjesë në Kongresin e PS-së.

Ai ka bërë një ironi duke kujtuar se pikërisht me 23 mars të vitit 1992 ishte dita kur mori teserën e partisë.

Statusi i plotë:

Si sot 27 vite më parë, më 23 mars 1992, me dëshirë dhe bindje të plotë, mora teserën e anëtarësisë në Partinë Socialiste, edhe pse vetëm një ditë më parë kishte humbur zgjedhjet dhe kishte dalë në opozitë!

Sa mirë do ishte, që ta kisha të paktën një ftesë pikërisht sot për në Kongresin e PS-së!

Thjesht si simbolikë, duke qenë që konçiduan në të njëjtën ditë!

Të fundit