Flash News

KRYESORE

Ish-kryebashkiaku i Vlorës ka ditëlindjen, Rama e surprizon me një dhuratë

Ish-kryebashkiaku socialist në Vlorë, Shpëtim Gjika ka festuar 57 vjetorin e tij të lindjes.

Përveç urimeve të miqve dhe të afërmve, ai ka marrë dhe një urim të veçantë edhe nga Kryeministri Edi Rama, bashkë me një shishe verë.

“Edhe këtë vit nuk mungoi dhurata e Kryeministrit për ditëlindjen time”, shkruan Gjika duke nënkuptuar se Rama e ka uruar atë vit për vit.

Marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama duket se u prishën që në shkurt të vitit 2015, ku disa muaj para se të përfundonte mandatin e kryebashkiakut, Gjika u arrestua për shpërdorim detyre me lejet e ndërtimit.

Rama në atë kohe tha se Gjikën e kishte mik, por nuk mund ta amnistonte. Gjika nuk u kandidua më për shkak të këtij procesi gjykimi nga i cili u shpall i pafajshëm më pas.

 

Të fundit