Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri feston ditëlindjen, falënderon shqiptarët për urimet

Ish-kryeministri feston ditëlindjen, falënderon shqiptarët

Sot, ish-kryministri dhe ish-presidenti Sali Berisha feston 73-vjetorin e tij të lindjes. Një fluks i madh urimesh i kanë ardhur z. Berisha në rrjetet sociale, jo vetëm nga mbështetës e demokratë, por edhe nga qytetarë të tjerë si dhe nga jashtë shtetit. Pak minutra më parë vetë z.Sali Berisha, nëpërmjet rrjetit social i falënderoi të gjithë për urimet. Ja postimi i Berishës:

“Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranverë! Mirenjohje te pakufishme per familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! Sb”

Sali Berisha u lind më 15 tetor 1944 në Tropojë. Nga viti 1992 – 1997 ishte president i Republikës së Shqipërisë. Ndërsa nga 2005-2013 mbajti postin e Kryeministrit të vendit, në dy mandate radhazi, njëherësh mbajti edhe postin e kryetarit të PD-së, për më shumë se 15 vjet.

Të fundit