Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri francez takim me politikanë të rinj, mes tyre edhe deputeti shqiptar: Kjo gjeneratë është e ardhmja e Europës

Ish-kryeministri francez Manuel Valls, i njohur për qëndrimin e fortë anti-terrorizëm gjatë kohës që ishte në zyrë, ka marrë pjesë në një takim me ministra dhe deputetë të rinj europianë të partive të qendrës së djathtë, të zhvilluar në Paris nga Instituti Republikan Amerikan (IRI). Në seminar ka qenë i ftuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Valls ka folur për përvojën e tij si kryeministër, ka postuar në Twitter foto me pjesëmarrësit në seminar.

"Takim shumë i bukur sot si pjesë e seminarit IRIglobal me kandidaten për kryetare bashkie të Madridit dhe ministra dhe deputetë të rinj. Gjenerata e tyre përfaqëson të ardhmen e Europës", shkruan Manuel Valls.

Të fundit