Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri grek promovon një konflikt shqiptaro-maqedonas: Shqiptarët e votuan marrëveshjen sepse lehtëson “Shqipërinë e madhe”

Ish-kryeministri grek promovon një konflikt shqiptaro-maqedonas:

Ish-kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras është figura më e lartë politike që ka ‘promovuar’ së fundmi një konflikti të mundshëm midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Duke kundërshtuar marrëveshjen e Prespës të nënshkruar nga kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, Samaras ka përfshirë edhe shqiptarët në këtë çështje. Ai ka deklaruar se shqiptarët votuan në referendum në favor të marrëveshjes për emrin sepse ajo lehtëson krijimin e “Shqipërisë së madhe”, çka do të sjellë tensione të reja.

"U kanë dhënë atyre (maqedonasve) gjithçka. Marrëveshja do të provokojë tensione të reja. Në Shkup, shqiptarët e votuan njëzëri marrëveshjen. Sepse kjo (marrëveshja) lehtëson projektin e  Shqipërisë së madhe! Tani ata (shqiptarët) do të kërkojnë që etniteti i tyre të njihet (në Maqedoni) si plotësisht i barabartë! Dhe kjo ndodh kur pak kilometra më tej, kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqet”, ka deklaruar ish-kryeministri i Greqisë.

Mediat greke dhe bullgare po mundohen që të përfshijnë shqiptarët në dështimin e referendumit në Maqedoni. Pak ditë më parë, në gazetën greke ‘Kathimerini’ u publikua artikulli i një studiuesi bullgar, i cili fajësonte shqiptarët për dështimin e referendumit për emrit, pasi ata nuk dolën masivisht në votime.

Të fundit