Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri i Australisë: Trump ia ka dorëzuar Kinës lidershipin e ekonomisë

Ish-kryeministri i Australisë: Trump ia ka dorëzuar Kinës

Ish-kryeministri i Asutralisë, Kevin Rudd shprehet se administrata e Donald Trump i ka dorëzuar Kinës lidershipin ekonomik në rajonin e Azisë Juglindore dhe të Paqësorit.

Në një shkrim të publikuar në ‘Washington Post’, Rudd thekson se e ardhmja e angazhimit të SHBA-së në rajonin që po fiton gjithnjë e më shumë ndikim global, është  e zymtë. Ai përmend tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja ‘TPP’, çka i jep Kinës dhe Japonisë udhëheqjen e ndikimit ekonomik në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe me rezultat të paparashikueshëm.

“Ne tani po shohim implikimet në rajon pas tërheqjes së Amerikës nga udhëheqja ekonomike. Gjurma gjeo-ekonomike e Kinës në Azi është tashmë dominante dhe fakti i pakëndshëm është se Azia Juglindore ka filluar të lëkundet drejt obritës strategjike të Kinës. Rritja e ndikimit të influencës kineze në rajon do të thotë se Pekini do të përcaktojë “rregullat e rrugës” së integrimit rajonal ekonomik. Ajo që do të shohim është se Amerika do të bëhet një “fuqi e pabalancuar”, me prezencë të fuqishme ushtarake në Azi, por me rol të vogël në të ardhmen e afërt ekonomike të rajonit”, shkruan ish-kryeministri australian.

Kevin Rudd e konsideron tragjik faktin që Uashingtoni nuk ka asnjë plan për të zëvendësuar Marrëveshjen e Trans-Paqësorit, pas vendimit të Trump për t’u tërhequr.

Të fundit