Flash News

KRYESORE

Ish kryeministri i Suedisë viziton Shkodrën, jep përshtypjet për qytetin në Twitter

Shkodra ka pasur një vizitor të veçantë ditën e djeshme. Ai është Carl Bildt, ish kryeministri i Suedisë dhe një personazh i njohur i politikës evropiane, që ka zgjedhur të vizitojë qytetin e vjetër shqiptar.

Bildt ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në vitet 2006-2014. Sot është bashkë-kryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme

Ai postoi një fotografi në profilin tij në Twitter ku shkroi: “I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet interesant.”

Në lidhje me këtë status, reagoi menjëherë edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk i kurseu lavdet për Shkodrën.

“Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”.

Bushati para pak ditësh u shkarkua nga detyra për Shkodrën, por ai tha për mediat se nuk janë ofiqet që e pengojnë të vazhdojë ta mbështesë vendlindjen.

Të fundit